Ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev, e justifikoi sulmin e vendit të tij ndaj Iranit me arsyetimin e se veprimet e këtij të fundit nuk i kishin lënë zgjidhje tjetër.
Në një intervistë për Euronews, Regev paralajmëroi se kërcënimi nga ambiciet bërthamore të Teheranit mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme.
Haim Regev: Irani përbën një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për rajonin dhe për Europën. Iranianët janë të përfshirë në promovimin e terrorit, janë të përfshirë në provokime, janë të përfshirë në shumë, shumë akte të tjera. Praktikisht, ata janë tashmë shkak kryesor i paqëndrueshmërie për rajonin dhe për botën.
Komentet e Regev vijnë në kohën kur pas shtatë ditësh konflikti, përplasjet Iran-Izraeli nuk japin shenja zbutjeje. Të enjte, Irani lëshoi 30 raketa balistike drejt Izraelit, e një prej tyre goditi Qendrën Mjekësore Soroka në Be’er Sheva.
Breshëria e forcave të armatosura irakiane dukej se ishte një hakmarrje e drejtpërdrejtë për sulmet izraelite në infrastrukturën bërthamore të Teheranit një ditë më parë. “Irani ka një plan të qartë për shfarosjen e shtetit të Izraelit”, insistoi Regev, që shtoi se Irani po përshpejton programin e tij, planin e tij, në dy aspekte kryesore.
Së pari, programin e tij bërthamor dhe së dyti, prodhimin e raketave tokë-tokë.”Pra, kështu mbërritëm në pikën kur e pamë se duhet të veprojmë për ta larguar këtë kërcënim’, insistoi ai.