Eurodizel dhe nafta për ngrohje do të rriten për 20 cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1,78 euro dhe 1,99 euro, njoftoi sot Ministria e Investimeve Kapitale (MIK). Eurosuper 95 do të jetë tetë cent më shtrenjtë dhe do të kushtojë 1.73 euro ndërsa Eurosuper 98 nëntë cent më shtrenjtë – 1.77 euro. Këto çmime të derivateve do të jenë të vlefshme deri më datën 5 korrik 2022. Më herët, analisti ekonomik Predrag Drecun beson se çmimi i karburantit në nivel botëror do të rritet dhe pret që ai të dyfishohet në çmim në krahasim me çmimin aktual. Në një prononcim për Radion e Malit të Zi, ai ka vlerësuar se një litër karburant, varësisht nga lloji, do të jetë dy e gjysmë deri në tre euro. Drecun tha se masat afatshkurtra nuk do të japin rezultat kur bëhet fjalë për çmimet e karburantit. “Nuk ka asnjë masë me të cilën Qeveria do ta ndalojë atë, sepse çmimi i importit do të jetë më i lartë se të gjithë ata që mund t’i arrijmë me kufizime”, tha ai. Sipas Drecun, i vetmi mekanizëm që mund të kontrollojë konsumin janë kursimet. Në të njëjtën kohë, mund të nënkuptojë më pak para për buxhetin, por gjithsesi, varësia nga importi mund të zvogëlohet në atë mënyrë. Drecun po ashtu thotë për Radion se kjo është një krizë globale, e cila është projektuar.