Mali i Zi do të mbetet një strehë e sigurt për të gjithë ukrainasit, duke shpresuar se vuajtjet e popullit ukrainas do të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai ka shkruar në Twitter, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, se më shumë se 27 mijë persona nga Ukraina kanë hyrë në Mal të Zi që nga fillimi i agresionit rus. “Gati 4,000 persona kanë kërkuar mbrojtje të përkohshme. Mali i Zi do të mbetet një strehë e sigurt për të gjithë ukrainasit e mërguar, me shpresën se vuajtjet e popullit ukrainas do të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi Gjukanoviq. Ai rikujton se në dekadën e fundit është dyfishuar numri i personave të dëbuar dhe të zhvendosur me forcë, ndërsa është trefishuar numri i personave të zhvendosur brenda vendit. “Bota duket se po shkon drejt një rënieje humanitare. Është momenti final për ndarjen e barrëve dhe përgjegjësive dhe një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Gjukanoviq.