FOKUSI I QEVERISË SË RE ËSHTË MALI I ZI EURO-ATLANTIK

Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Mal të Zi Veselko Grubishiq. Mali i Zi euroatlantik dhe integrimet evropiane janë fokusi kryesor i qeverisë së re, u konkludua në takimin ku mori pjesë edhe ud. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Çështje Evropiane, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Programe Mbështetëse, Sergej Muçalica. Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kroacisë për të theksuar afërsinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me vendet fqinje. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për intensifikimin e vizitave studimore të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira. 

SHARE