ABAZOVIQ-MARIN: MALI I ZI DHE FINLANDA TË JENË ALEATË NË BE DHE NATO

Mali i Zi dhe Finlanda do të mbështesin njëri-tjetrin në aspektin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, sepse vetëm një Bashkimi Evropian dhe NATO i fortë mund të mbrojnë parimet bazë të demokracisë dhe të kundërshtojnë kërcënimet e mundshme për paqen dhe stabilitetin global, theksuan në takim kryeministri i Malit të Dritan Abazoviq dhe kryeministrja e Finlandës Sana Marin, e cila ndodhet për një vizitë pune në Mal të Zi. Ai e informoi për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, me theks të veçant në rezultatet për kapitujt 23 dhe 24, duke theksuar se dialogu politik për interesat kombëtare të Malit të Zi është duke u zhvilluar dhe shprehu besimin se disa çështje të hapura të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm evropian do të zgjidhen së shpejti. “Mali i Zi mund të jetë historia e parë e suksesit në Evropë,” tha ai. Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, është shprehur e kënaqur për vizitën e saj në Mal të Zi, duke theksuar se takimi i sotëm është takimi i dy kryeministrave që janë ndër më të rinjtë në botë.  Ajo e informoi kryeministrin e Malit të Zi për statusin e aplikimit të Finlandës për anëtarësim në NATO dhe kërkoi mbështetjen e Malit të Zi në këtë rrugë. Kryeministri Abazoviq  shprehu mbështetjen e Malit të Zi për politikën e zgjerimit të NATO-s dhe vuri në dukje se ishte pro një politike të dyerve të hapura dhe ritheksoi përkushtimin e tij që Mali i Zi, në rajon dhe më gjerë, të mbetet faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi. Në kuadër të realizimit të agjendës evropiane të Malit të Zi, Marin shprehu mbështetjen e plotë, duke vlerësuar se miqtë evropianë e kanë vendin në familjen evropiane. Kryeministrja Marin është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq duke theksuar se Mali i Zi është i përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në NATO dhe në kuadër të aplikimit finlandez për anëtarësim pritet që ky proces të zbatohet dhe të përfundojë me sukses.

SHARE