PARLAMENTI I HUNGARISË MIRATON TËRHEQJEN NGA GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE

Foto: Gazeta Liberale

Parlamenti hungarez miratoi të martën propozimin për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime.

Nisma u paraqit nga zëvendëskryeministri i vendit.

Sipas arsyetimit të qeverisë, Gjykata ndërkombëtare penale është shndërruar në një aktor politik.

Mediat vendase raportuan në korrik të vitit të kaluar se pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së për lëshimin e një fletarresti ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kishte ngarkuar tre ministra të kabinetit të tij që të shqyrtonin pasojat e një tërheqjeje të mundshme nga Gjykata, si vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që do ta bënte një gjë të tillë.

Qeveria e Orbanit e interpretoi si sinjal pozitiv deklaratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, më 5 shkurt, kur ky i fundit paralajmëroi sanksione ndaj GJNP-së pas fletarrestimit për Netanyahun.

Pas lëshimit të urdhrit ndaj Netanyahut, Orban akuzoi gjykatën se “po ndërhyn për qëllime politike në një konflikt në zhvillim”, dhe tha se ky vendim minon të drejtën ndërkombëtare.

Ai deklaroi se do ta kundërshtonte urdhrin dhe do ta ftonte Netanyahun për vizitë në Hungari, duke i garantuar se nuk do të arrestohej.

Sipas Qeverisë hungareze, kjo ishte e mundur sepse Parlamenti hungarez nuk e kishte ratifikuar kurrë statutin e Gjykatës ndërkombëtare penale, prandaj ajo nuk kishte fuqi juridike në Hungari dhe nuk mund të zbatohej asnjë arrestim në bazë të saj.

SHARE