Foto: Shutterstock
Sipas raportit nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë, nesër, Mali i Zi do të përballet me mot të keq, me shira, bubullima dhe erë të fortë.
Cikloni që do të prek rajonin do të shkaktojë ndryshime në mot dhe kushte të paqëndrueshme.
Veçanërisht në jug dhe qendër, si dhe përgjatë bregut, priten reshje të shpeshta dhe të forta shiu.
Në këto zona mund të ndodhin edhe fenomene të motit ekstrem, përfshirë mundësinë e rrebeshëve.
Përveç shiut, në zonat me bubullimë, mund të ketë erë të fortë.
Në veri dhe verilindje të vendit, reshjet do të jenë shumë më të pakta.