DUKAJ: NË ePORTAL 10 SHËRBIME TË REJA ELEKTRONIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka njoftuar se në platformën e re të Administratës Elektronike janë në dispozicion 10 shërbime të reja elektronike, të cilat janë të dedikuara për qytetarët dhe ekonominë.

Ministri Dukaj ka thënë se qytetarët mund të paraqesin kërkesë për:

  • dorëzimin e të dhënave nga evidenca e kundërvajtjeve;
  • dorëzimin e të dhënave nga evidenca penale;
  • kopje e certifikatës për kalimin e provimit të jurisprudencës;
  • kopje e certifikatës për kalimin e provimit profesional;
  • nismë për ushtrimin e mbikëqyrjes mbi punën e përmbaruesit publik;
  • nismë për ushtrimin e mbikëqyrjes mbi punën e noterit.

“Këto shërbime elektronike kontribuojnë në efikasitet më të madh, qasje më të lehtë dhe transparencë, pa pasur nevojë për prezencë fizike në sportel. Vizitoni Portalin e ri të Administratës Elektronike dhe përfitoni nga të gjitha avantazhet e administratës digjitale”, ka theksuar Dukaj.

SHARE