VDES PRESIDENTI IRANIAN, GJENDEN TË KARBONIZUARA MBETJET E HELIKOPTERIT

Presidenti i vijës së ashpër të Iranit, Ebrahim Raisi — i parë si pasardhësi i mundshëm i liderit 85 vjecar suprem të vendit, ajatollahut Ali Khamenei —ka ndërruar jetënë rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë.

Dega iraniane e rrjetit humanitar të gjysmë hënës së kuqe njoftoi se ekipet e shpëtimit kishin gjetur në vendngjarje mbetjet e karbonizuara të helikopterit në pyllin e Dizmarit në kufi me Azerbajxhanin, por asnjë shenjë jetë aty.

Në bord ishte dhe ministri i jashtëm Hossein Amir-Abdollahian i cili gjithashtu prezumohet i vdekur, së bashku me kreun e gardës presidenciale Mehdi Mousavi, guvernatorin e Azerbaijanit lindor, Governor Malek Rahmati, përfaqësuesin e liderit suprem Iranian Mohammad Ali Ale-Hashem si dhe dy pilotët e truproja.

Mediat vendase raportuan se Raisi pësoi aksident “në kohën që i shërbente popullit iranian dhe përmbushte detyrimin e tij dhe ndërroi jetë si martir”.

SHARE