Enciklopedia Shqiptare, e konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të Akademisë së Shkenacve, do të jetë më afatgjata për t’u realizuar.
Kjo punë e përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka mbledhur më shumë se 120 studiues të fushave të ndryshme që nga Historia, Letërsia, arsimi, Mjekësia, sistemet politike e personazhet kyç të periudhave të ndryshme.
Në fazën e parë po punohet për fjalësin e njësuar ose tërësinë enciklopedike që propozohen si fjalë kyçe në sektorë të caktuar, e cila është drejt përfundimit.
Për studiuesit kjo do të jetë e para Enciklopedi Shqiptare, e kësaj përmase e cila do të prezantojë botën shqiptare të çdo vlere.
Parashikimet janë që Enciklopedia Shqiptare të përfundojë pas 4 vitesh, e do të jetë në 10 vëllime dhe me 10.000 artikuj.
Nga buxheti i këtij viti prej 60 milionë Lekësh të Akademisë, i vënë në dispozicion për fjalorin e Gjuhës Shqipe,
Rishikimin e Historisë dhe Enciklopedinë, kjo e fundit do të marri më shumë se gjysmën.