Parlamenti i Malit të Zi përsëri do të vendosë mbi Ligjin mbi Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit në seancën e planifikuar për më 27 maj. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ktheu përsëri ligjin në Kuvend për një vendim të ri, i cili ishte miratuar më 12 maj. Ora e Kryeministrit do të mbahet në Kuvend më 27 maj, në të cilën Kryeministri Zdravko Krivokapiq do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare.