ISHP: 67 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Në Malin e Zi, tre persona kanë vdekur nga efektet e virusit corona, ndërsa 67 raste të tjera pozitive janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Tre viktimat ishin nga Podgorica (1), Tivari (1) dhe Bijello Pole (1). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 114 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Malin e Zi është 1,193, në Tuz 18 raste aktive.

SHARE