FORCA-UDSH-ASH DORËZUAN NË PARLAMENT PROPOZIM LIGJIN PËR KTHIMIN E PRONAVE NË VALDANOS

Nënkryetari i Kuvendit Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu,së bashku me përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” (FORCA,Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Alternativën Shqiptare), dorëzuan në procedurë propozim Ligjin për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pasurisë në gjirin e Valdanosit.

Siç thekson nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, pronarët kanë vite që kërkojnë kthimin e pronës, dhe se ligjin po e propozojnë në mënyrë që të shpejtojnë procedurën.

Nimanbegu theksoi që presin që të gjitha partitë të mbeshtesin ligjin.

Në konferencën për shtyp, Nimanbegu tha se, prona është në një gjëndje shumë të keqe, dhe se pronat dhe ullishtat duhet tu kthehen ish pronarëve sa më shpejt që të jetë e mundur.

SHARE