NË SHQIPËRI MIRATOHET LIGJI I RRITJES SË PAGAVE

Mbledhja e qeverisë prodhoi disa vendime për të çuar përpara rritjen e pagave të administratës publike, përfshi edhe sektorët mbështetës. 

Qeveria miratoi edhe një projekt ligj për t’i dhënë dritë jeshile konkurueshmërisë me sektorin privat në disa profesione.

“Disa kategori pagash të cilat do të marrin bonuse speciale që duhet të jenë konkurruese me tregun, paga që mirëpaguhen në vend dhe jashtë sektori IT apo të tjera që lidhen me sigurinë kibernetike, bujqësi ku duhen ekspertë“- u shpreh Delina Ibrahimaj.

Shefja e financave shqiptare foli edhe për miratimin e disa vendimeve në rritjen e  pagave.

“Sot kemi miratuar disa projektvendime që lidhen me rritjen e pagave dhe hapin e parë të rritjes për sektori shëndetësor, arsimor, por edhe për sektorin e sigurisë. Konkretisht policinë e burgjeve, policinë e shtetit, gardën dhe zjarrfikësit”– shtoi ministrja.

Rritja e pagave në të shkuarën tha ministrja e Arsimit Evis Kushi, do të vijojë edhe vitin e ardhshëm me 23-36% në varësi të pozicioneve.

“Paga e një mësuesi të shkollave 9-vjeçare do të jetë deri në 95 mijë e 550, ndërkohë për arsimin e mesëm të lartë do të jetë 106 mijë paga bruto”– tha ministrja Kushi.

Ogerta Manastirliu ministre e shëndetësisë thotë se kemi hyrë një fazë historike rritje pagash për bluzat e bardha.

“Me vendimin e qeverisë do të kemi rritjen historike të pagave për mjekët specialistë e cila do të jetë 50.000 lekë në muaj për çdo mjek specialist që punon në strukturat tona të spitaleve dhe të poliklinikave në të gjithë vendin. Do të kemi një rritje me 7% për mjekët dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore “– tha ministrja Manastirliu.

Një tjetër vendim i miratuar ishte rritje page për sektorin e sigurisë.

“Në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori. Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22% pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori. Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7-10%. Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7% për nivelet e larta, deri në 25% për nivelet inspektor, inspektor i parë apo inspektor i dyt딓– tha ministri Çuçi.

Ulsi Manja ministër i Drejtësisë,  tha se me vendim qeverie ka rritje page për policinë e burgjeve dhe sistemin shëndetësor, në drejtorinë e burgjeve duke u barazuar në pagë me punonjësit e policisë së shtetit.

SHARE