SHPORTA E KONSUMIT NË MARS 715.5 EURO

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin mars, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 715.5 euro, që është 3.1 për qind më shumë se në muajin shkurt. Statisticienët thanë se shpenzimet për produktet dhe shërbimet joushqimore arritën në 392.3 euro, 2.7 përqind më shumë nga shkurti. Shporta minimale e konsumatorit i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, që mundëson ruajtjen e jetës dhe aftësisë për punë të anëtarëve të familjes.

SHARE