PE-ja PËRSËRIT THIRRJEN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN

Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar Radio Evropa e Lirë. Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash. Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë raport thuhet se janë në dijeni për qëllimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE. Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përshëndetet edhe përkushtimi për avancimin e reformave në kuadër të Agjendës së reformave evropiane, thuhet në këtë raport. Si dëshmi për këtë përmendet edhe fakti se Kosova ka avancuar për 17 pozita në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës Transparency International.

SHARE