NJOFTOHEN PEZULLIME TË REJA TË SHPËRNDARJES SË QUMËSHTIT

Përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit paralajmërojnë pezullime të reja të dërgesave nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të çmimit të blerjes së qumështit, tha përfaqësuesi i shoqatës, Vllado Llakiq. Ai tha për gazetën “Dan” se nëse nuk arrihet marrëveshje në takimin e planifikuar për nesër, ka mundësi që të bllokojë dërgimin e qumështit të papërpunuar të importuar. “Në mbledhjen e kaluar nuk janë paraqitur të gjithë përfaqësuesit e përpunuesve dhe u kemi lënë mundësinë që të enjten të mbajnë një takim të ri. Nëse ata nuk paraqiten në atë takim, atëherë do të shohim se si do të shkojë. Mbetemi me kërkesat që të rritet çmimi i blerjes, sepse paralajmërohet rritje e re e çmimit dhe nuk ka njoftime konkrete se sa do të marrë fermeri nga kjo”, tha Llakiq.

SHARE