SAMITI I PARË VIRTUAL NË BALLKAN TASHMË ME PJESËMARRJE EDHE TË TË RINJVE NGA MALI I ZI

Të premtën me datë 24 prill 2020 në orën 17.00 përmes programit Zoom do mbahet Samiti virtual në Ballkan me folës nga 5 shtete të ndryshme ku do të diskutohet tema “Rinia e ballkanit në kohën e pandemisë COVID-19”.

Rrjeti më i madh ballkanik i të rinjve LDA Ballkan as këto ditë karantine nuk po ndalet dhe po organizon evenimente interesante për të rinjtë në mbarë trojet shqiptare.

Siç mëson portali Ulqini Online, LDA Ballkan- organizatë jo qeveritare ka degët e veta në 5 vende ku ka shqiptarë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe se fundi organizata është themeluar edhe në Mal të Zi ku së shpejti do mirëpriten antarë të rinj.

Folësit e samitit janë:
1. Vlora Dumoshi – Ministre e Kultures, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës;
2. Genci Nimanbegu – Nënkryetar i Parlamentit të Malit te Zi;
3. Ermina Lekaj-Prlaskaj – Deputete në Parlamentin e Kroacisë;
4. Shqiprim Arifi – Kryetar i Komunës së Preshevës;
5. Irsa Ruçi – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar për Rininë në Republikën e Shqipërisë;

Duhet theksuar fakti që kjo është hera e parë që të rinjtë shqiptar nga Mali i Zi mund të marrin pjesë në këtë lloj eventi, që si qellim kanë inkuadrimin e të rinjve shqiptar në mbarë trojet shqiptare dhe per ta mund të jetë një eksperiencë ndryshe dhe shumë frytëdhënese.

SHARE