Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, foli sot në pjesën hyrëse të tryezës „E drejta e opinionit për të ditur! “Ligji për Qasje të Lirë në Informacion – miratim përfundimtar apo vonesë e re?”, organizuar nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar MANS.
Fjalën e hapjes e mbajtën edhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Don McCann dhe drejtoresha Ekzekutive e MANS, Vanja Qalloviq Markoviq.
Ministri Dukaj tha se e drejta për Qasje të Lirë në Informacion është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe element kyç i çdo komuniteti demokratik. Ai u mundëson qytetarëve të informohen për punën e qeverisë.
Qëllimi është, ndër të tjera, të ushtrohet kontroll, të marrë pjesë dhe të reduktohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër, aksesi i lirë në informacion forcon llogaridhënien e qeverisë dhe afirmon besimin e qytetarëve tek institucionet.
“Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutën e Malit të Zi, si dhe me dokumente ndërkombëtare që rregullojnë fushën lëndore”, tha Dukaj.
Ministri Dukaj theksoi se në vitin 2019 ka filluar procedura për miratimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, por pas procedurave të gjata nuk ka rezultuar me miratimin e ligjit të propozuar. Projektligji për Qasje të Lirë në Informacion është përgatitur nga Qeveria e 42-të dhe e 43-të e Malit të Zi, kur është dërguar në Kuvend, por edhe është tërhequr nga procedura parlamentare, për shkak të ndryshimeve në pushtetin ekzekutiv.
“Në fund të vitit 2023, Qeveria e 44-të e Malit të Zi e dorëzoi në procedurën parlamentare Propozimin për ndryshimin e këtij ligji, por në qershor 2024 Kuvendi i Malit të Zi e hoqi nga rendi i ditës, jo për arsye thelbësore, por për arsye teknike, dhe për këtë arsye, përpjekjet tona dështuan dhe procedura u kthye në fillim. Këtë vit, pas procedurave të parapara, filluam me vendosjen e Projektligjit në Qeverinë e Malit të Zi më 27 janar. Ky ligj ka të gjitha mendimet e nevojshme, jo vetëm nga ne, por edhe nga Komisioni Evropian. Propozimi ka kaluar në procedurë parlamentare. Presim komisionet dhe plenum dhe shpresojmë që më në fund të marrim një Ligj të ri për Qasje të Lirë në Informacion”, tha Dukaj.