LIDERËT E BE-së MBLIDHEN NË BRUKSEL PËR MBROJTJEN DHE NDIHMËN NDAJ UKRAINËS

Foto: AFP

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u takuan në Bruksel për një takim të zakonshëm të samitit për të diskutuar çështje të tilla si rritjen e konkurrencës, planet e reja për sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së u mblodhën në Bruksel nën udhëheqjen e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pas konsultimit të tyre me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, liderët do të takohen online me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Samiti do të vazhdojë me tema të tilla si Lindja e Mesme, konkurrenca, mbrojtja e Evropës, migracioni dhe kapitalet e reja që pritet të përfshihen në buxhetin e quajtur “Kuadri financiar shumëvjeçar i BE-së”.

Në disa nga seancat do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa në një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale përpara samitit tha se “Konkurrenca është çelësi për prosperitetin dhe mbrojtjen e Evropës. Ne duhet të investojmë në arsim, aftësi, kërkime dhe inovacion. Kjo do të jetë temë kryesore në axhendën e sotme”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas përpara samitit tha se: “Fillimisht do të diskutojmë për Ukrainën dhe pres me padurim të dëgjoj nga presidenti Zelenskyy lidhur me përshtypjet e tij rreth bisedës së tij dje me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Me shumë kënaqësi mirëpres deklaratën e presidentit Trump se SHBA-ja po punon për të gjetur mbrojtje ajrore shtesë për Ukrainën. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

“Ne po diskutojmë se çfarë mund të bëjmë për Ukrainën dhe për mbrojtjen tonë. Unë propozova një iniciativë që është në përputhje me atë që presidenti Zelenskyy ka nevojë realisht për Ukrainën, municione me vlerë 5 miliardë euro, kështu që ne me të vërtetë duhet të fillojmë të ndërmarrim hapa konkretë”, theksoi Kallas.

Ajo tha se konkurrenca një nga temat kryesore të samitit, është e lidhur ngushtë me investimet në mbrojtje.

SHARE