MARKOVIQ NESER DO TË FLAS PËR PROJEKTE DHE EKONOMI GRI

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet nesër në Parlament, në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Branimir Gvozdenoviq, do të pyes se çka Qeveria pret nga realizimi i projekteve të infrastrukturës të Bashkimit Evropian dhe a mund të llogarisin në mbështetje të sigurt financiare ndaj prioriteteve të saj.

Përfaqësuesi i partisë boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, është i interesuar të dij se çfarë Qeveria po punon për të afirmuar dhe valorizuar potencialet natyrore të Plavës dhe të Gucisë. Përfaqësuesi i klubit të deputetëve të Partisë Liberale dhe Social Demokratëve, Andrija Popoviq, është e interesuar të dinë për shuarjen e ekonomisë gri, gjegjësisht  të punëve të paligjshme dhe tregtisë.

Ndërsa deputetët e Frontit Demokratik, kanë kumtuar se nuk do të marrin pjesë në seanca të Parlamentit, derisa njëri nga liderët e saj Millan Knezheviq, të jetë në burg.

SHARE