FILLOI MONITORIMI I MEDIAS NË FUSHATËN ZGJEDHORE

Përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve presidenciale, në Mal të Zi, për vitin 2018, (OSBE / ODIHR),  filluan monitorimin e medieve gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë misionit të vet,  ata do të monitorojë përputhshmërinë e detyrimeve të medieve në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve dhe do të vëzhgojnë nëse procedura e përgjithshme janë në përputhje me legjislacionin vendor.

Përfaqësuesit e misionit vëzhgues të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, për vitin 2018  (OSBE / ODIHR), gjegjësisht shefja e këtij misioni Tana de Zulueta dhe analisti i medies  Gjuzepe Millaco, vizituan Agjencionin për Media elektronike dhe bisedua me drejtorin Abaz Belim Xhafiq, me bashkëpunëtorë.

“Me këtë rast,  ata shkëmbyen pikëpamjet e veta  për ndryshimet në Ligjin për mediet elektronike që lidhen me detyrimet e Agjencisë dhe medies elektronike gjatë fushatës zgjedhore”, kumtuan nga agjencia.

Xhafiq, siç kumtuan, prezantoi aktivitetet që AME ndërmori për të aplikuar ndryshime në Ligjin për mediet elektronike, të cilat i referohen reklamave politike dhe fushatave zgjedhore.

“Shefja e  misionit Tana de Zulueta,  theksoi se ata filluan të monitorojnë mediet gjatë fushatës zgjedhore dhe se do të monitorojnë pajtueshmërinë e detyrimeve zgjedhore, si dhe do të monitorojnë nëse e gjithë procedura është në përputhje me legjislacionin vendas”, thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit kumtuan se takimi ishte në vazhdën e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë midis AME-së dhe OSBE- ODIHR-së.

SHARE