Foto: Panorama
Nga të dhënat satelitore thuhet se dy të tretat e sipërfaqes së Tokës u dogjën për më shumë se një muaj nga nxehtësia.
Nga ana e botës në anë rekordet për temperaturat mesatare mujore të vitit të kaluar janë thyer herë pas herë, pra në disa raste ka shkuar deri në 5 gardë Celsius (9F) më nxehtë se në rekordin e mëparshëm.
Nga studimet e bëra shkencëtarët thonë se ka një ndikim të përhapur dhe të përshpejtuar të ndryshimeve klimatike që janë shkaktuar nga dora e njeriut. Që nga janari i 2024 deri në qershor, vendet anë e mbanë botës shënuan nivele rekord të nxehtësisë. Temperatura mesatare mujore është rritur me 0.1 Celsius krahasur kjo me 40 vitet e fundit.
Edhe pse nga korriku deri në dhjetor të 2024 mesatarja e temperaturave globale ra pak poshtë rekordeve të shënuara, shumë zona lokale në çdo vend të botës vazhdonin të ‘piqeshin’ nga temperaturat esktreme të nxehtësisë.
Sipas studimeve të gjitha këto rekorde të thyera muaj pas muaji na tregojnë se gjatë gjithë vitit 2024, 65% e sipërfaqes së Tokës ka regjistruar muajin më të nxehtë që sipas shkencëtarëve nuk kishin parë ndonjeherë. Dita më e nxehtë në histori është regjistruar 22 Korriku me një temperarutë mesatare globale prej 17.16 Celsius.