MILLATOVIQ: MALI I ZI KËTË VIT DO TË JETË NIKOQIR I SAMITIT TË RINISË SË NATO-s

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samitit të Rinisë së NATO-s këtë vit, njoftoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq në rrjetin X.

“Organizimi i kësaj ngjarje vjen si rezultat i diskutimeve që kryeministri Millojko Spajiq dhe unë patëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm Radmila Shekerinska”, tha Millatoviq.

Siç thotë ai, pasi ka pasur nderin që vitin e kaluar të hapë Samitin e Rinisë së NATO-s në SHBA, mezi pret ta bëjë këtë këtë vit, së bashku me kryeministrin Spajiq, në Mal të Zi.

“Mali i Zi është një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, ka shkruar Millatoviq.

SHARE