ALTERNATIVA E MALIT TË ZI: GJELOSHAJ DUHET URGJENTISHT TË PROPOZOJË MASA KONKRETE NË LIDHJE ME ÇMIMET E LARTA TË USHQIMEVE BAZË

Foto: Ilustrim

Organizata joqeveritare Alternativa e Malit të Zi i ka dërguar një kërkesë urgjente ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj dhe departamentit të tij për t’iu përgjigjur situatës, siç thonë ata, shqetësuese sa i përket çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Ata ndër të tjera kërkojnë një takim urgjent me përfaqësues të rrjeteve të shitjes me pakicë, propozim për masa specifike ekonomike, subvencione për prodhuesit vendas, si dhe që produktet vendase të etiketohen qartë në dyqanet me pakicë.

“Siç e dini, përmes bojkotit të organizuar të tregut, qytetarët dërguan një mesazh të qartë se nuk do të pranojnë situatën e paqëndrueshme ekonomike që ndikon drejtpërdrejt në standardin e çdo individi në vendin tonë,“ thonë ata.

Ndaj, shtohet, kërkojnë që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të thërrasë menjëherë një takim urgjent me përfaqësuesit e zinxhirëve të shitjes me pakicë për të gjetur një zgjidhje kompromisi në të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

SHARE