MIJËRA TRUPA AMERIKANE NË SHQIPËRI / GATI PËR STËRVITJET MË TË MËDHA USHTARAKE TË NATO

Mijëra trupa dhe mjete ushtarake të SHBA dhe vendeve të NATO do të zbarkojnë sërish në vendin tonë pasi Shqipëria do të jetë një nga organizatoret e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” këtë verë duke shënuar kështu një tjetër arritje të rëndësishme.

Pas stërvitjeve të mbajtura në disa zona në Shqipëri në vitin 2021, SHBA duket se ka zgjedhur sërish vendin tonë për ushtrimet e rëndësishme, të cilat do të jenë një mesazh i rëndëishëm për Rusinë ndërkohë që lufta në Ukraine vazhdon.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi së fundmi se mijëra trupa dhe automjete ushtarake do të kthehen në Shqipëri për manovrat e NATO. DEFENDER-Europe është një stërvitje e madhe ushtarake shumëkombëshe e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë strategjike dhe operacionale midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO.

Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve aleate. Defender Europe” daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë, në vitin 1952, nga Danimarka dhe Norvegjia. Në stërvitjen e parë ishin përfshirë 200 anije dhe mbi 50 mijë ushtarë.

Dy vite më parë, Shqipëria ishte një nga organizatorët e stërvitjes “Defender Europe 2021”, në të cilën morën pjesë 30 mijë ushtarë amerikanë.

Rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 26 vende do të kryejnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

SHARE