LIDHJA INOVATIVE NË TRANSFORMIMIN DIGJITAL TË MALIT TË ZI

Transformimi digjital është frymëzim për partneritete të reja dhe lidhje inovative. Kjo u theksua sot gjatë panelit me temë “Lidhja inovative në transformimin digjital të Malit të Zi” organizuar nga Ministria e Administratës Publike dhe Universiteti i Malit të Zi.

“Digjitalizimi është një proces i vazhdueshëm, pa të cilin nuk mund të llogarisim në sukses, jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në atë personal. Fleksibiliteti dhe përshtatja ndaj ndryshimeve që vijnë shpejt është një detyrim dhe prioritet dhe unë e shoh ngjarjen e sotme, me theks në shoqërimin inovativ, si rezultat i veprimeve të mëparshme të qëllimshme në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve sociale për ndryshimin që është i nevojshëm. Ky është fillimi i një praktike të re – bashkimi i partnerëve përkatës në drejtim të arritjes së ndryshimit në dobi të të gjithë komunitetit,“ tha ministri Dukaj.

Ai theksoi se Malin e Zi digjital mund ta zhvillojmë vetëm me një veprim gjithëpërfshirës që përfshin jo vetëm të gjithë partnerët, por edhe qytetarë të fuqizuar dhe të arsimuar.

Rektori i Universitetit të Malit të Zi, prof. dr. Vlladimir Bozhoviq theksoi faktin se pjesëmarrësit e panelit të sotëm janë tre degë shumë të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë digjitale – universiteti, qeveria, pra administrata publike dhe pjesa e ekonomisë që në thelb është më e rëndësishmja kur bëhet fjalë për transformimin digjital të shoqërisë.

Në panelin e diskutimit me temën “Transformimi digjital – frymëzim për partneritete të reja”, panelistët folën për tri tema rreth programit të edukimit për aftësitë e IT-së, Akademia Digjitale dhe Programi i Evropës Digjitale.

SHARE