ANËTARËSIMI NË BE, DHUKA: SHQIPËRIA DUHET TË KALOJË “TESTIN E AFTËSISË”, KËTO JANË REFORMAT QË KËRKOJNË PUNË

Shqipëria është e përgatitur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian brenda vitit 2027, deklaroi sot Majlinda Dhuka, ministre Shteti dhe Kryenegociatore për integrimin.

Dhuka tha gjatë një konference për mediat se të gjitha kapitujt e negociatave janë mbyllur me sukses dhe se vitet në vijim do të jenë vendimtare për finalizimin e procesit.

“Viti 2026 është një gur kilometrik drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria do të kalojë në fazën e mbylljes së negociatave dhe synojmë që deri në vitin 2027 të kemi përmbushur të gjitha kushtet,” tha ajo.

Ministrja theksoi se Shqipëria duhet të kalojë një “test aftësie” për zbatimin e reformave evropiane, veçanërisht në fusha si sundimi i ligjit, drejtësia, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja nga diskriminimi.

“Mes çeljes së negociatave dhe mbylljes, Shqipëria duhet të tregojë aftësitë teknike dhe zbatimin e reformave në jetën e përditshme të qytetarëve. Kuvendi po shqyrton një paketë me 12 nisma ligjore në këtë drejtim,” shtoi Dhuka.

SHARE