TRUMP INAUGUROHET SI PRESIDENTI I 47-të I SHBA-së

Foto: Reuters

Donald Trump është rikthyer sot në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Për të parën herë në 4 dekada, betimi u krye në ambientet e brendshme të Capitol-it për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Mbi 200 mijë njerëz blenë bileta për të parë nga afër në ambientet e përcaktuara, drejtpërdrejtë ceremoninë.

Uashingtoni u blindua nga masa të ashpra sigurie.

Një staf prej 25 mijë agjentësh garantuan sigurinë, me ndihmë të veçantë edhe nga dronët, snajperët dhe rrethimet e shumëfishta me rrjeta teli dhe blloqe betoni.

Në ditën e parë të presidencës së tij, Trump parashikon të nënshkruajë mbi 200 urdhra ekzekutivë brenda 24 orëve pas betimit.

SHARE