Foto: Ilustrim
Gjysmëvjetori i dytë filloi sot në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi dhe do të zgjasë deri më 13 qershor.
Gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vitit të fundit përfundon më 19 maj.
Sipas kalendarit shkollor, testimi i të arriturave të nxënësve në fund të ciklit të dytë të shkollës fillore do të mbahet më 15 maj.
Vlerësimi i jashtëm i njohurive të nxënësve në fund të ciklit të tretë të shkollës fillore do të bëhet në: gjuhë dhe letërsi malazeze – serbe, boshnjake, kroate; gjuhë dhe letërsi shqipe – 6 maj, matematikë – 7 maj, lëndë zgjedhëse nga nxënësit – 8 maj.
Provimet përfundimtare dhe profesionale do të zhvillohen në: gjuhë dhe letërsi malazeze – serbe, boshnjake dhe kroate; gjuhë dhe letërsi shqipe –15 prill, gjuhë e huaj e parë – 13 maj, matematikë – 27 maj dhe lëndë zgjedhëse / teoria profesionale – 5 qershor.
Dhënia e diplomave për provimet e maturës dhe profesionale do të kryhet jo më vonë se më 23 qershor.