SHAHMANOVIQ: NDIHMA E NJËHERËSHME PËR PENSIONISTËT ME TË ARDHURAT MË TË ULTA

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Admir Shahmanoviq, në seancën e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se 8.5 milionë euro do të ndahen për ndihmë pensionistëve dhe përfituesve të sigurisë materiale, të cilët janë më të prekur nga inflacioni i energjisë. Siç është shpjeguar, këto mjete përfaqësojnë një pjesë të shumës totale prej 30 milionë eurosh që Mali i Zi ka marrë pa pagesë si pjesë e paketës së mbështetjes energjetike të Bashkimit Evropian. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq ka sqaruar se mbështetja ka për qëllim pensionistët me të ardhurat më të ulëta. “Paratë do të shpërndahen duke ndarë një ndihmë të njëherëshme prej 150 euro për përfituesit e pensionit më të ulët, për përfituesit e kompensimit të përkohshëm nga Fond PIO, për përfituesit e ndihmës materiale për veteranët. Është propozuar që të ndahen 350 euro për familjet që janë përfituese të sigurimit material. Shuma totale është 8.5 milionë euro dhe me këtë kemi mbuluar rreth 42 mijë pensionistë dhe 6.350 familje të përfituesve të sigurimit material”, tha ai.

SHARE