Dallimi midis maskës dhe balsamit për flokë: Çfarë është më mirë të përdorni!

Stilistja e flokëve Sophia Hilton thotë që qitja e balsamit në flokë të ngjyrosura – është humbje kohe

Ajo thotë që nëse rregullisht i ngjyrosni flokët dhe i trajtoni me aparate të cilat emetojnë nxehtësi (tharësja e flokëve, presa e flokëve…), balsami i flokëve nuk ka kurrfarë efekti.

Në vend të kësaj, ajo këshillon që të përdorni maskën për flokë, sepse ajo është “më e fortë dhe më e mirë”, përkatësisht më mirë i ushqen flokët.

“Maskat për flokë përmbajnë më pak grimca, prandaj edhe qimja më lehtë i absorbon dhe qëndrojnë më gjatë të ushqyera”, thotë Sohpia.

Ajo nuk është ekspertja e vetme e cila mendon kështu – të njëjtin mendim e ka edhe stilisti i flokëve Earl Sims, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të ngjyrosjes dhe nxehtësisë flokët nuk përmbajnë më vaj natyral. Maskat ndihmojnë që flokëve t’u kthehet shkëlqimi dhe që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar me ngjyrosje dhe nxehtësi”.

Megjithatë, ai shton që e gjitha varet nga tipi i flokëve.

“Te flokët e shëndetshme, përdorimi i maskave në vend të balsamit mund të jetë e tepërt, mirëpo nëse flokët janë në gjendje të keqe, atëherë maska do t’u ndihmojë”.

Sophia thekson që përdorimi i maskës në vend të balsamit do të bëjë dallim të madh nëse shpesh i ngjyrosni apo i zbardhni flokët.

“Me atë rast do t’ju propozoja të përdorni maskën çdoherë kur i lani flokët”, thotë ajo dhe shton që flokëve, të cilat nuk janë të ngjyrosura dhe të cilat nuk trajtohen shumë, nuk u janë të domosdoshme maskat. /Telegrafi/

SHARE