ABAZOVIQ: DO TË NDIHMOJMË TË GJITHË PËR SHKAK TË MOTIT TË KEQ

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se Qeveria do tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në veri për sa i përket motit të keq. “Do të ndihmojë edhe financiarisht. Pasi të kemi një vlerësim të saktë të dëmit, do të bëjmë një deklaratë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Abazoviq. Ministri i Brendshëm Filip Axhiq tha se gjendja e sotme është dukshëm më e mirë se ditët e kaluara. “Niveli i ujit është në rënie, por dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në individë, ndërsa në infrastrukturën rrugore janë dëmtuar ura të vogla”, tha Axhiq, duke theksuar se sot do të vizitojë veriun. Ai u bëri thirrje individëve dhe kompanive që kanë makineri të ndihmojnë dhe t’i bëjnë rrugët të kalueshme. “Nuk do të mbetemi borxh”, theksoi Axhiq.

SHARE