TË PEZULLOHEN TESTIMET, VETËIZOLIMI DHE TË NDËRPRITEN MASAT

Mjeku i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Nemanja Radojeviq, ka vlerësuar se është e nevojshme të pezullohen testimet, izolimi dhe anulohen masat sepse siç thotë ai, Omicron-i e lejon. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kjo do të largojë frikën kronike të panikut të koronavirusit në popull, e cila padyshim ekziston dhe dëshmi është mbingarkesa e nivelit parësor të kujdesit shëndetësor (sipas definicionit, këto janë raste më të lehta, shumica e të cilat as nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore).

SHARE