KUVENDI PËR SHKARKIMIN E QEVERISË MË 4 SHKURT

Deputetët e koalicionit „E zeza në të bardhë“ dhe të opozitës kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq që më 4 shkurt të caktojë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet mosbesimi i Qeverisë. Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit është nënshkruar nga 31 deputetë. Në të njëjtën seancë, siç thanë ata, do të diskutohet edhe për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili parasheh bashkimin e zgjedhjeve lokale në maj.

SHARE