SË PARI PFIZER, PASTAJ VAKSINAT KINEZE DHE RUSE

Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi, Jellena Boroviniq-Bojoviq, tha se qëllimi i autoriteteve shëndetësore është të filloj vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në Malin e Zi me vaksinën Pfizer dhe të vazhdoj me vaksinat kineze dhe ruse. “Ne duam që qytetarët të mos jenë në gjendje të vaksinohen vetëm me një vaksinë, por të sigurojnë vaksina të ndryshme që janë po aq të mira dhe të sigurta,” theksoi Boroviniq-Bojoviq. Ministrja thotë se do të nënshkruaj marrëveshje me vaksinën ruse Sputnik V, e cila do të mbërrijë në Malin e Zi pothuajse njëkohësisht me atë kineze. Duke komentuar masat më të fundit, për shkak të të cilave një pjesë e publikut shprehu pakënaqësi, ministrja thotë se gjithçka gjithmonë merret parasysh, dhe se nuk merren masa që të dëmtohet dikush. Ajo u bëri apel hotelierëve që të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me respektimin e masave, sepse ata kanë raporte se masat nuk respektohen ashtu siç duhej të ishin në këtë moment, veçanërisht në vendpushimet e skive. “Çfarë do masë që të marrim, ato nuk mund të japin rezultate të mira të përshtatshme nëse nuk kemi respekt të duhur për to. Masat themelore që duken banale janë thelbësore, dhe ato janë maska, larja e duarve dhe distanca,” vuri në dukje Boroviniq-Bojoviq.

SHARE