JOE BIDEN ZYRTARISHT PRESIDENTI I 46-të I SHBA-së

Joe Biden zyrtarisht bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së pas betimit në ceremoninë në Washington. Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin. “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts. Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen. Presidenti i deritanishëm Donald Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit, por i pranishëm ishte zëvendësi i tij Mike Pence, detyrën e të cilit zyrtarisht nëpërmjet betimit në ceremoni e mori, nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ku bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.

SHARE