KOS: DEBATI PËR PROJEKTIN “BOTUN” DUHET TË BAZOHET NË FAKTE, JO NË THASHETHEME

Foto: Bojan Gnjidić

Komisonarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se debati mbi projektin “Botun” duhet të mbështetet në fakte, dokumente dhe leje, jo në thashetheme apo opinionet e kundërshtarëve politikë që duan të pengojnë projektin.

Ajo theksoi rëndësinë e përputhjes me standardet ekologjike të BE-së, duke përfshirë mbledhjen dhe pastrimin e ujërave të ndotura, si dhe dëgjimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Kos falënderoi Malin e Zi për përpjekjet e deritanishme, duke theksuar se kjo ka mundësuar mbylljen e pesë kapitujve të bisedimeve me BE-në.

Ajo shtoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për vendin është e madhe dhe se është e mundur që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028, por kjo kërkon përfundimin e të gjitha reformave të nevojshme dhe mbylljen e kapitujve të mbetur.

Në fund, Kos shprehu dëshirën që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bëhen pjesë e BE-së njëkohësisht, por kjo nuk është e mundur, pasi procesi bazohet në merita.

SHARE