NESËR LIDERËT E OPOZITËS DO TË TAKOHEN ME PRESIDENTIN MILLATOVIQ

Foto: ustavnisud.me

Krerët e partive opozitare do të takohen nesër me presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq në rezidencën presidenciale.

Temë e takimit të planifikuar për në orën 10 do të jetë situata në Gjykatën Kushtetuese.

Në bisedën me Millatoviqin do të marrin pjesë liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Social Demokratëve (SD), Iniciativës Qytetare Kroate (IQK) dhe LQ URA.

Opozita tha më herët se ishte kryer një “grusht kushtetues” me vendimin për pensionimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në bazë të vendimit të Komisionit Kushtetues.

SHARE