Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq do të ketë fjalën e rastit në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 23 janar të vitit të ardhshëm.
Kështu është bërë e ditur në agjendën zyrtare të seancës së janarit.
Prezantimi në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jetë një mundësi për deputetët që t’i bëjnë pyetje Presidentit të Malit të Zi.