Me rastin e “19 Dhjetorit” – Ditës së Çlirimit të Podgoricës sot është mbajtur seanca ceremoniale e Kuvendit të Kryeqytetit. Në prani të një numri të madh personalitetesh, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “19 Dhjetori” – mirënjohja më e rëndësishme e qytetit, të cilën këtë vit e fitoi hendbollistja e njohur Jovanka Radiçeviq dhe interpretuesi i muzikës tradicionale malazeze Zdravko Gjuranoviq.
Seancën ceremoniale e hapi kryetari i Kuvendit të Kryeqytetit, Gjorgje Suhih, duke theksuar se sot të gjithë i nderojmë ata që në ato ditë të ftohta dhjetori iu kundërvunë një kundërshtari shumë më të fuqishëm të shekullit XX – fashizmit.
Duke uruar “19 Dhjetorin”, kryetari i Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviq, tha se liria dhe antifashizmi, konkretisht brezat heroikë të malazezëve përfaqësojnë një model dhe bazë vlerash për ndërtimin e një Podgorice moderne, evropiane, besnike ndaj traditave të tyre të ndritura dhe e gjerë dhe mjaft e madhe për të gjithë njerëzit e mirë.