Një MacBook Air me një ekran 15.5 inç pritet në pranverë

Së bashku me MacBook Air 13.6 inç, Apple duhet të prezantojë variantin më të madh në pranverë, i cili do të vijë me një ekran 15.5 inç.

Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman njoftoi në qershor të këtij viti se Apple po punon për një model më të madh MacBook Air dhe tani Ross Young po e sugjeron atë. Sipas burimeve të tij, gjiganti i teknologjisë me bazë në Cupertino do të fillojë prodhimin e paneleve që në tremujorin e parë të 2023, duke sugjeruar që Air më i madh mund të zbulohet gjatë pranverës.

Një supozim i ngjashëm është bërë nga Gurman, që do të thotë se rifreskimi më i madh për MacBook Air që nga lëshimi i tij i parë në 2008 është me të vërtetë në rrugë.

Yang megjithatë ka dhënë më shumë detaje, ndaj thotë se laptopi i ri i Apple nuk do të ketë një ekran 15 inç, por 15.5 inç, i cili do të bashkëjetojë me atë “standard” prej 13.6 inç.

Siç u përfol më parë, pjesa tjetër e specifikimeve duhet të mbetet e njëjtë, që do të thotë se MacBook Air 15.5 inç do të jetë vetëm një version më i gjerë i modelit M2 13.6 inç, të cilin Apple e prezantoi në WWDC të këtij viti.

Kujtojmë se në mesin e vitit u tha se Apple është duke punuar në mënyrë aktive për një laptop 12 inç, i cili duhet të prezantohet vitin e ardhshëm ose në fillim të 2024. Nuk ka ende detaje, kështu që nuk dihet nëse ai laptop do të jetë pjesë e linjës Air apo Pro, por është interesante të theksohet se kompania prezantoi laptopin e fundit 12 inç në vitin 2015. /Telegrafi/

SHARE