NGA MESANTA TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË LIROHEN

Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi nga mesnata do të lirohen nga 7 deri në 13 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për 13 cent secili, ndërsa në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.3 euro dhe 1.34 euro. Çmimi i Eurodieselit do të jetë 9 cent më i ulët dhe do të kushtojë 1.42 euro. Nafta për ngrohje do të bëhet më e lirë për 7 cent dhe do të kushtojë 1.5 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 6 dhjetor, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga 1 deri në 9 cent.

SHARE