NESËR PROMOVOHET LIBRI “KRITIKA E ETIKËS GLOBALE” NGA DRITAN ABAZOVIQ

Nesër në orën 19 në ambientet e Qendrës Muzikore të Malit të Zi do të mbahet promovimi i librit të ri “Kritika e etikës globale”. “Të dashur miq, shfrytëzoj rastin t’ju ​​ftoj në promovimin e librit tim të ri “Kritika e etikës globale”, botim i shtëpisë botuese “Libër i ri – Nova knjiga”, tha Abazoviq. Promovimi, siç thotë ai, është i hapur për të gjithë dashamirët e librit, veçanërisht filozofisë dhe teorisë politike (tema nuk ka të bëjë fare me politikën malazeze). “Duke pasur parasysh se nuk jam në gjendje t’ua dorëzoj fizikisht ftesën të gjithëve, shpresoj të mos e keni problem që t’ju ​​informoj në këtë mënyrë, do të jetë nder për mua të rri dhe të bisedoj për tema të rëndësishme, por nga një kënd tjetër“, tha Abazoviq.

SHARE