MË 12 DHJETOR, GJUROVIQ KËRKOI QË TË FILLOJË PROCEDURA PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARËVE KUSHTETUES

Kriza e thellë institucionale në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm me zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur të jetë plotësisht funksionale do të japin përgjigje për çështjet kontestuese për të cilat ka mosmarrëveshje, është kumtuar nga kabineti i kryetares të Kuvendit, Danijella Gjuroviq. Siç thuhet në kumtesë, Gjuroviq me 12 dhjetor, menjëherë pasi nuk u zgjodhën kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, i dërgoi letër kryetares së Këshillit Kushtetues, Simonida Kordiq, në të cilën kërkonte që procedura për rizgjedhjen e gjyqtarëve të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjuroviq theksoi se duke pasur parasysh agjendën evropiane të Malit të Zi si dhe domosdoshmërinë e ekzistimit të një Gjykate Kushtetuese funksionale, është e nevojshme që sa më shpejt të fillojë procedura e rizgjedhjes së gjyqtarëve në mënyrë që të sigurohet zhbllokimi i këtij institucioni.

SHARE