KOMBET ARRIJNË MARRËVESHJE HISTORIKE PËR TË MBROJTUR NATYRËN

Një marrëveshje e re për mbrojtjen e natyrës është rënë dakord në samitin e OKB-së për biodiversitetin, COP 15. Pas katër vitesh negociatash të vështira, më shumë se 190 shtete arritën një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina që synon të shpëtojë tokat, oqeanet dhe speciet nga ndotja, degradimi dhe kriza klimatike. Plani historik do të vendosë nën mbrojtje 30% të planetit deri në fund të dekades. Do të ketë gjithashtu objektiva për mbrojtjen e ekosistemeve jetike si pyjet e shiut dhe ligatinat. Marrëveshja u finalizua në Montreal të Kanadasë dhe u vendos që ruajtja, përmirësimi dhe restaurimi i ekosistemeve, duke përfshirë ndalimin e zhdukjes së specieve dhe ruajtjen e diversitetit gjenetik të popullatave të kafshëve të egra, sigurimi që përfitimet e burimeve nga natyra, si ilaçet që vijnë nga bimët, të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe që të drejtat e popujve indigjenë të mbrohen , ishin disa prej planeve të cilat do të zbatohen përgjatë viteve të ardhshme. Samiti në Montreal ishte konsideruar si një “shansi i fundit” për ta vënë natyrën në rrugën e rimëkëmbjes. Gjatë gjithë bisedimeve pati ndarje mbi forcën e ambicies dhe mënyrën e financimit të planeve. Georgina Chandler, këshilltare e lartë e politikës ndërkombëtare për Shoqërinë Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve tha se njerëzit dhe natyra duhet të jenë më mirë falë marrëveshjes së arritur në Montreal.“Tani është bërë, qeveritë, kompanitë dhe komunitetet duhet të kuptojnë se si do të ndihmojnë që këto angazhime të bëhen realitet,” u shpreh Georgina. Marrëveshja pason disa ditë negociatash intensive ku ministrat mbajtën fjalime rreth nevojës për të rënë dakord për qëllime të qarta për të ruajtur biodiversitetin. Më herët Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri të ditur se njerëzimi është bërë një armë e zhdukjes masive dhe se mbi një milion specie janë në rrezik zhdukjeje. Aktualisht deri në 40% të sipërfaqeve tokësore konsiderohen të degraduara, sipas një vlerësimi të bërë përgjatë 2022 nga OKB-ja.

SHARE