Foto: Ilustrim
Pagesa e pensioneve për muajin tetor fillon sot, ka njoftuar Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO).
Nga Fondi PIO kanë bërë të ditur se pensioni mesatar, pa përfshirë dallimet e llogaritura, për muajin tetor është 543,01 euro.
“Pensioni mesatar i paguar, me dallimet e llogaritura, për tetorin është 554,34 euro”, thuhet në njoftim.
Për pagesën e pensioneve të tetorit, siç shtohet, nevojiten 67,91 milionë euro.










