Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka takuar Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit të Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare të Hapësirës Kibernetike në Byronë e Hapësirës Kibernetike dhe Politikave Digjitale të Departamentit të Shtetit, Liesyl Franz.
Gjatë bisedës, ministri Dukaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme që SHBA-të i japin Malit të Zi në forcimin e kapaciteteve kombëtare për sigurinë kibernetike.
Ai shprehu edhe kënaqësinë me nënshkrimin e fundit të Memorandumit për bashkëpunim përmes dialogut ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Malit të Zi, ku siguria kibernetike është njohur si një nga prioritetet e bashkëpunimit.
Dukaj theksoi rëndësinë e mbështetjes për themelimin e Programit të Akademisë Kibernetike, për të cilin është marrë mbështetje përmes projektit të USAID-it dhe që do të fillojë në fund të vitit 2024, dhe e falënderoi për ndihmën.
Ai tha se menjëherë pas miratimit të Ligjit për Sigurinë e Informacionit do të plotësohen kushtet për realizimin e mbështetjes së mëtutjeshme, veçanërisht për forcimin e institucioneve kombëtare, konkretisht Agjencisë për Siguri Kibernetike.
Në fund, ai u shpreh i kënaqur që gjatë pesë ditëve të ardhshme, përfaqësues të autoriteteve shtetërore malazeze, por edhe infrastruktura kritike nga sektori privat, falë mbështetjes së SHBA-së kanë mundësinë të ndjekin trajnime për reagimin ndaj incidenteve kibernetike, në bashkëpunim me Institutin për Inxhinieri Softuerike të Universitetit Carnegie Mellon.