DUKAJ DO TË QËNDROJ PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBA

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj do të qëndroj në SHBA, ku do të diskutojë për sigurinë e informacionit me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike në lidhje me sulmet kibernetike ndaj të cilave Mali i Zi ishte ekspozuar së fundi. Të rikujtojmë se sistemi informativ i Qeverisë së Malit të Zi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik në gusht të këtij viti. Atasheu ligjor i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) shprehu gatishmërinë e BFH-së për mbështetje specifike ndaj Malit të Zi në lidhje me sulmet kibernetike. “Vizita do të mundësojë shkëmbimin e mendimeve me përfaqësues të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës ministri do të diskutojë mbi temat e decentralizimit dhe funksionimit të vetëqeverisjes lokale, reformën e administratës publike, transformimin digjital dhe sigurinë e IT-së dhe do të prezantoj planet që ka Mali i Zi në këtë fushë”, thuhet në platformën e propozimit.  Vizita po zhvillohet me ftesë të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit dhe shoqatave nga diaspora nga data 22 nëntor deri më 3 dhjetor 2022. 

SHARE