DREJTORI I HIDROCENTRALIT “PIVA” KA DORËZUAR DORËHEQJEN E PAREVOKUESHME

Drejtori i Hidrocentralit “Piva”, Radomir Radonjiq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë, njoftoi Industria e Energjisë Elektrike e Malit të Zi. Në sqarim, si arsye për dorëheqjen e tij, Radonjiq thekson se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij personale dhe shqetësimin që i ka shkaktuar kompanisë. Drejtori i hidrocentralit “Piva”, Radomir Radonjiq, ka fyer vazhdimisht deputetin Genci Nimanbegu në profilin e tij në Facebook. Deklaratat e tij u dënuan dje nga përfaqësues të të gjitha partive politike, si dhe nga OJQ të shumta.

SHARE